SHBA do të nisë dëbimin masiv të emigrantëve të paligjshëm

0
665

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin sërish një operacion masiv për dëbimin e emigrantëve nga territori amerikan. Janë 2 mijë familje që mund të dëbohen.

Vetë presidenti Donald Trump kërkoi që të nisë ky operacion më 14 korrik, ndërsa si qëllim ka që të dëbojë milionë banorë të paligjshëm.

Sipas New York Times ka pasur mospajtime brenda administratës e kjo ka shtyrë nisjen e operacionit të dëbimit. Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut mendojnë se është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo imigrantë me precedentë kriminalë. Sipas kritikëve, presidenti po përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave emigrante për qëllime politike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here