Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka sinjalizuar për një javë jo të këndshme për banorët e Unazës së Re.
Në faqen e tij në facebook ai ka paralajmëruar nisjen e prishjes së banesave që preken nga propjekti për Unazën e Madhe.
Siç edhe bën me dije Berisha referuar policit dixhital, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur përgatitjen prej mbrëmjes së sotme dhe aksioni do të nisë prej orëve të para të mëngjesit të së hënës, 15 korrik 2019.