Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Dy të vdekur nga korenti, elektriçisti po punonte në një banesë, qytetari...

Dy të vdekur nga korenti, elektriçisti po punonte në një banesë, qytetari në kabinë

0
992

Kontakti me energjinë elektrike u mori jetën dy personave mbrëmjen e sotme në Vlorë në harkun e pak orë orëve. Viktimat janë një elektriçist dhe një qytetar.

Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” ku shtetasi P. H., 56 vjeç, punonjës i OSHEE Vlorë, duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë rreth orës 21:10, 63-vjeçari N. L., ka  humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here