Monday, May 27, 2024
Home Politikë Video/Vasili nxjerr 6 fakte: RAI 3 demaskoi qeverinë Rama

Video/Vasili nxjerr 6 fakte: RAI 3 demaskoi qeverinë Rama

0
481

Pas reportazhit të televizionit Italian RAI3, të publikuar të mërkurën dhe që fliste për Shqipërinë dhe për kultivimin e drogës, kanë nisur sërish sulmet politike të opozitës në drejtim të qeverisë Rama.

Kështu ish-kreu i grupit parlamentar në LSI-së, Petrit Vasili, ka shpërndarë një video në “Facebook”, përmes së cilës thotë se televizioni italian publikoi fakte tronditëse për Shqipërinë.

Ai shkruan se faktet e bëra publike nga antimafia italiane së bashku me televizionin RAI 3,  nxjerrin zbuluar qeverinë e Ramës, të cilën e cilëson si të kriminalizuar.

“Ja faktet shume renda,te Antimafias italiane dhe Televizionit te mirenjohur italian RAI 3,qe demaskojne Qeverine e kriminalizuar te Edi Rames”-shkruan Vasili, duke publikuar edhe 6 fakte sipas të cilit tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here