Rama shkel ligjin në mes të ditës, justifikimi i tij është qesharak

0
732

Është prej atyre që reklamon dhe propagandon me të madhe aksionet anti-formalitet, por kur vjen puna te ai vetë i shkel me të dyja këmbët.

Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, i cili është kapur duke tymosur duhan në ambjent të mbyllur, në shkelje të hapur me ligjin anti-duhan.

 Teksa i kthen përgjigje faqes satirike në Facebook “Brryli Brodway”, e cila publikoi edhe fotot, Rama justifikohet duke thënë se, ndodhet në ambjentet e jashtme të restorantit në Lungomaren e Vlorës.

Por kryeministri nuk di as të gënjejë. Në sa restorante mund të ndodhë që vera të mbahet në ambientet e jashtme ku temperaturat arrijnë deri në 40 gradë?! Në asnjë. /A.R, Syri.net

Image

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here