Thursday, May 2, 2024
Home Kronika Itali, dy shqiptarë vdesin tragjikisht në aksident

Itali, dy shqiptarë vdesin tragjikisht në aksident

0
917

Dy shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Bolonja.

Mediat italiane raportojnë se dy viktimat janë identifikuar si Antonin Hasdukajn 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gojcaj., 38 vjeçe.

Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përfshirë në një përplasje të fortë në autostradën numër 14 në Imola dhe për pasojë kanë humbur jetën.

38-vjeçarja shqiptare Suzana Gojcaj, prej 15 vitesh jetonte në Galeata, në provincën Forlì-Cesena.

Përveç burrit të saj, i cili duket se është në Shqipëri, ajo lë tre vajza , më e madhja prej të cilave është 16 vjeç, e dyta ndjek shkollën e mesme ndërsa më e vogla akoma në shkollën fillore.

Në makinën tjetër po udhëtonin tre persona italiano-zviceranë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here