Pragndeshja Bylis-Vllaznia, konference shtypi e trajnerit Mirsad Jonuz…

0
814

Në mesjave, dhe konkretisht diten e mërkurë, ora 16.00 në stadiumin e qytetit të Ballshit luhet ndeshja e javes së dytë të kampionatit në Superligen e futbollit shqiptar, Bylis-Vllaznia. Një ditë përpara kësaj sfide, trajneri kuqeblu Mirsad Jonuz doli në një konference shtypi përpara gazetarëve shkodranë. Fillimisht, ai përfitoi nga rasti për të përgëzuar edhe një herë futbollistët e tij për paraqitjen e mirë që bënë në sfiden e javës së parë, teksa munden në “Loro Boriçi” Laçin me rezultatin 1 me 0.

Më pas, ai bëri të ditur se që nga e diela dhe deri më sot skuadra ka vijuar të përgatitet seriozisht për ndeshjen e e radhës me Bylisin. Jonoz bëri të ditur se me përjashtime të vogla të një futbollisëti të dëmtuar, skuadra është gati për këtë sfide, dhe se në Ballsh udhëtohet për të marrë një rezultat pozitiv.

I pyetur nga gazetarët për komentin e një specialisti futbolli, sipas të cilit braziliani Hygor ishte ndër më të dobëtit në fushë dhe se goli i shënuar prej tij ishte një rastësi, Jonuz tha se ai është mendimi i tij, ndërkohë që ftoi specialistët e futbollit në Shkodër, ish trajnerë, etj, të bashkëpunojnë pranë klubit për ta çuar Vllazninë më përpara.

Ndërsa, përsa I përket asaj që veteran Shtubina ka deklaruar pas ndeshjes me Laçin, se në ndeshjen e radhës në Ballash, Vllaznia do ta ketë më lehtë, përgjigja e trajnerit Jonuz ka ardhur e menjëhershme, ku duke mos u pajtuar me mendimin e Shtubines, tha se është ai trajneri, dhe se vete Shtubina mund të mos luajë fare në këtë ndeshje. Ndër të tjera, për trajnerin e ardhur nga Maqedonia e Veriut transferta e kësaj mesjave në Ballsh e vendos atë përballë një tjetër trajneri nga Ish Jugosllavija, gjë që e bën këtë ndeshje edhe më interesante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here