Monday, May 6, 2024
Home Kronika PD nxjerr të dhënat e TIMS për Kajmakun:Provë e pakontestueshme!

PD nxjerr të dhënat e TIMS për Kajmakun:Provë e pakontestueshme!

0
593

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për të cilin thotë se është arrestuar në Greqi për falsifikim parash. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka publikuar sot të dhënat e sistemit TIMS për kryebashkiakun Kajmaku.

“Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha Bardhi.

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here