Rama në Lezhë, takim me krerët e PS për veriun, kush do e zëvendësojë Valdrin Pjetrin

0
979

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Lezhë ku do të zhvillojë një takim me krerët e Partisë Socialiste për veriun. Në fokus të takimit, bëjnë me dije burime nga PS është zëvendësimi i kryebashkiakut të dorëhequr të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Në takimin që po zhvillohet në Lezhë është i pranishëm ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj si drejtues i PS në Lezhë dhe Safet Gjici, si drejtues i PS në Kukës. Pjetri u emerua ne asamblene e 23 korrikut, si drejtues i PS për qarkun e Shkodrës, duke zëvendësuar në këtë post ish- ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati.

Valdrin Pjetri dha doreheqjen pas akuzave nga PD se ai kishte fshehur një dënim për trafik droge në vitin 2003 në Itali. I zgjedhuri i 30 qershorit tha se nuk mund të merrte detyrën pa sqaruar të shkuarën e tij. Ndërkohë që sot, PD shton akuzat për Pjerin Ndreun dhe Agim Kajmakun, ende s’ka një emër të artikuluar publikisht se kush do të jetë zëvendësuesi i Pjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here