Dhunë barbare ndaj gruas, arrestohet shqiptari

0
765

 

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pas denoncimit për keqtrajtim dhe dhunim të bashkëshortes së tij.

Mediet fqinje bëjnë me dije se shqiptari 20-vjeçar, me iniciale H.S kishte dhunuar barbarisht gruan në sy të vajzës së tyre të vogël.

Arrestimi – Prangosja e tij u bë mbrëmjen e së shtunës, pas denoncimeve të fqinjëve. Burri e sulmoi gruan me shkelma, grushte dhe e kishte kafshuar në kokë. E gjitha skena kishte ndodhur në sy të vajzës 2-vjeçare.

Më pas gruaja dhe vajza e saj u transportuan në spital ku janë në mbikëqyrjen e mjekëve. Burri e kishte ndaluar vajzën që të dilte nga shtëpia dhe disa herë e kishte detyruar të flinte në dhomë veç nga vajza e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here