Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me Këshillin Koordinues të veriut në Velipojë

0
563

Është mbyllur takimi i kryeministrit Edi Rama me Këshillin Koordinues të veriut në Velipojë.

Burime raportojnë se gjatë mbledhjes Rama deklaroi që do largohen 80% e drejtorëve.

“80% e drejtorëve do largohen. Për të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër do ketë vlerësim performance të institucioneve me varësi nga qendra. Njëkohësisht do ketë analizë të buxhetit të bashkive, borxheve dhe projekteve aktuale që të evidentohet se ku jemi aktualisht,”-mësohet se tha kryeministri.

Takimi i nisur prej orës 10:00 u zhvillua në një nga hotelet në zonë.

Në takim ishte dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka dhe detyrën e koordinatorit politik i qarkut të Lezhës si edhe deputeti Tom Doshi.

Në sy ra mungesa e deputetit socialist Ditmir Bushati.

Në takim ishin edhe 4 koordinatorët që Rama përcaktoi për të drejtuar politikisht këtë qark pas largimit të Valdrin Pjetrit, i cili rezultoi i dënuar në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here