Kryemadhi: Opozita është për dialog institucional

0
436

 

 

Pjesa e parë e deklaratës së kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kreu i Partisë Demokratike pak më parë deklaroi që me 9 Qershor ishte i gatshëm të ulej me ndërkombtarët dhe me kryeministrin Rama por ishte ky i fundit që nuk pranoi ftesën, kishit ju një dakordësi pasi në të gjitha daljet publike keni deklaruar që nuk uleni në tryezë më Ramën kryeministër?
Nga ne jo, ajo ka qenë nga zoti Basha dhe zoti Basha sigurisht që ka qenë sepse dekreti i Presidentit për hir të së vërtetës i 10 Qershorit përsa i përket ç’tensionimit të situatës politike. Dekretet për shtyrjen e zgjedhjeve lokale pra për anulimin dhe shtyrjen e tyre ishin mundësi jashtëzakonisht e madhe për treguar që zoti Rama kishte një lloj vullneti politik për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i dhënë mundësi partive politike për të marrë pjesë në një proces zgjedhor dhe për t’iu dhënë mundësi shqiptarëve për të zgjedhur, jo për të votuar sidomos dekreti i presidentit ishte dhe një shans për partinë e re Bindja Demokratike ku një nga pikat e raportit të OSBE/ODHIR-it tregon që imponimi i partisë politike të rilindjes ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo edhe ndaj proceseve gjyqësore të cilat kalojnë të gjitha afatet regjistruan në mënyrë të paligjshme një parti politike duke spostuar procesin dhe mund të ishte dhe 30 Korriku data e zgjedhjeve lokale, mund të ishte 15 Korriku por komunikimi i presidentit, nga Lëvizja Socialiste për Integrimin të cilin e ka bërë zoti Vasili, tregonte shumë qartë që duhej gjetur një zgjidhje për të ç’tensionuar atë lloj konflikti që ishte ndërtuar po besoj që e mbani mend që të gjithë që zoti Rama publikisht në një nga mitingjet e tij tha që flasim pas 30 qershorit dhe flasim atëhere për këto, pra ajo që thotë zoti Basha për hir të së vërtetës, ajo që ai artikulon sot sigurisht që ka ndodhur, nuk ka ndodhur në publik. Zoti Rama asnjëherë nuk ka qenë i sinqertë dhe transparent për procesin e dialogut. Zoti Basha për hir të së vërtetës duke qenë se marrëveshja e 17 majit tregoi hapur që jo vetëm që nuk iu qëndron marrëveshjeve, zoti Rama por përkundrazi i kthen ato në situata dhe mekanizma të tjerë që të cilët jo vetëm dëmtojnë politikisht partinë që ulet në tavolinë me atë por dëmtojnë edhe gjithë ambientin në të cilin jetojnë shqiptarët pavarwsisht bindjeve të tyre politike.

Me largimin tuaj të menjëhershëm, a mendoni se i keni ulur sërish pikë vetes në sytë e ndërkombëtarëve? Dhe a do të prisni ju vitin 2021 apo do ta kushtëzoni reformën zgjedhore për një marrëveshje të parakohshme?

Tryeza ka marrë vendimin që të marrë pjesë në tryezën e parë dhe nuk është larguar ndonjëherë. Ka pasur diskutues të tjerë pas z. Kaso dhe po të shikoni kur është bërë pushimi është larguar. Ne na erdhi një ftesë që për hir të së vërtetës ishte pak e çuditshme, që erdhi menjëherë me letrën e hapur të dashurisë së z. Rama ndaj partive opozitare. Pasi opozita mori vendimin që do të marrë pjesë, ne na u dërgua një axhendë nga zyrat e OSBE-së, që për mua mund të jetë proces teknik, por edhe mungesë serioziteti. Sepse, nuk mund të dërgosh për një konferencë kryetarët e partive pa një axhendë se për çfarë do të flitet dhe për çfarë do të diskutohet.
Prezenca jonë atje ka qenë për të dhënë një sinjal, duke pasur parasysh që çështja e negociatave është shumë më e rëndësishme sesa interesat politike të partive politike. Qoftë z. Kaso apo dy përfaqësuesit e tjerë të opozitës, z. Muharrem Çakaj i LSI dhe Arjan Madhi i PR, prezenca e tyre ishte për të treguar që opozita është solide, është e gatshme për çdo tryezë që ka të bëjë me zgjidhjen e krizës në të cilën është e përfshirë Shqipëria.
Është manipuluar dhe makineria e propagandës ka punuar me një efektivitet të plotë përsa i përket dezinformimit të opinionit publik. Opozita është për dialog institucional. Po të shikoni që në kushtet e këshillit të 2016, ku ne kemi miratuar me 140 vota reformën në drejtësi, pika e 4 është: Dialog politik dhe konsensus për reformën zgjedhore, duke vënë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODHIR. Pra dialogun politik ta kemi si proces dhe dialogu politik vazhdon dhe në kushtet e 2018, edhe në 2019. Mos të harrojmë që kemi një paragraf për zgjidhjen e krizën. Për herë të parë BE flet për një krizë që ka përfshirë edhe drejtësinë shqiptare, edhe jetën shoqërore shqiptare, e cila e bën të domosdoshëm jo vetëm institucionin e dialogut si institucion të përhershëm, por si një tryezë që nuk duhet të ndalet në asnjë moment. Ky duhet të ekzistojë edhe për administratën publike. Dialog politik do të thotë për të gjithë reformat dhe për të gjithë institucionet e shtetit.
Historikisht në këto vite tranzicioni kemi pasur liderin e fortë, nuk kemi pasur asnjëherë institucionin e fortë që ka qenë gjithmonë pasqyrë e liderit. Para realizimit të këtyre kushteve, pra përafrimit të legjistlacionit, jo vetëm të shkruar në letër, por që është realisht i drejtpërdrejtë. Jo të bëjmë Korporatën e Investimeve Strategjike që i grabit pronën shqiptarëve dhe më pas hasim si me Teatrin Kombëtar që është më shumë se 3 mijë metra dhe për 200 metra që ka shoku i Edi Ramës ia japim për të bërë pastrimin e parave.Opozita po përgatitet për çdolloj situate politike, në të cilën mund të gjendemi. Nëse do të flasim për shqiptarët, ata nuk duan t’ja dinë nëse është 2021, por kanë hall nëse kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre, nëse kanë mundësi të kurojnë veten dhe familjet e tyre, të zhvillojnë bizneset e tyre, të rrisin dhe shkollojnë fëmijët e tyre. Sot shqiptarët jo vetëm që jetojnë në një represion dhe shantazh financiar dhe politik, por edhe kriminal, por ajo që është edhe më e rënda është mungesa e shpresës dhe e mundësive që mund të kenë. Përsa i përket procesit zgjedhor, unë mendoj që ajo që është më e rëndësishme, dhe që vetë opozita i ka ngritur grupet e punës është pakti anti-krizë. Pra, që ti do të shkosh në një proces zgjedhor dhe t’u garantosh shqiptarëve votën, që garanton edhe të gjithë procesin e fushatës zgjedhore që ata as mos të intimidohen , as të mos blihen dhe as të mos kërcënohen.

Zonja Kryemadhi para pak kohësh u fol për një rikthim të protestave, a është e parashikuar kjo në aksionin qytetar apo ka një ndryshim plani?

Që të jemi të sinqertë gjithmonë kanë qenë mediat që kanë pyetur për protestat, gazetarët, po themi shoqëria civile ose ambasadorët. Ne mund të themi që qoftë ne si LSI, Partia Demokratike por dhe aleatët e tjerë kemi menduar që eshtë shumë i rëndësishëm procesi i hapjes se negociatave sepse procesi i integrimit është themelor për Shqipërinë sepse një gjë e tillë do të ishtë një mundësi shumë e madhe për të krijuar një ambient më solid dhe më të sigurt për shqiptarët, për investimet e huaja, për njerëzit që edhe nuk merren me politikë sepse me thënë të drejtën sot duhet të merresh me politikë që të kesh mundësinë për të zgjidhur një hall por janë shumë të tjerë që nuk kanë dëshirë të merren me politikë dhe duan të jenë të pavarur dhe nuk duan të votojnë fare ose duan të jenë të lirë por nuk kanë asnjë lloj garancie, pra kemi menduar që hapja e negociatave është më e rëndësishme sesa protestat. Protestat do të shërbejnë si një lloj denoncimi të situatës të krijuar por mos të harrojmë që shqiptarët kanë qenë denoncuesit dhe protestuesit më të mëdhenj sesa ne partitë politike. Mjafton të hapni rrjetet sociale dhe do të shikoni mënyrat sesi protestojnë shqiptarët ndaj çdo padrejtësie që iu bëhet sot dhe për hir të së vërtetës rrjetet sociale e kanë krijuar këtë mundësi por me sa kam marrë vesh është një kompani që ndalon çdo lloj materiali dhe ka filluar një lloj bashkëpunimi me qeverinë shqiptare dhe ka të bëjë më Facebook-un në Shqipëri dhe bllokon herw pas here llogari të Facebookut të individëve anti-qeveri që e cila më thënë të drejtën është shumë qesharake sepse kemi vënë re që kanë ndaluar gjasme në të ashtuquajturën të drejtën e autorit intervistat e deputetëve të LSI apo edhe të shumë personaliteteve të tjera të politikës dhe të artit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here