Kryemadhi:Koncesionet që Rama dhe qeveria e tij kanë dhënë kanë shaktërruar ekonomin

0
603

 

Pjesa e parë e deklaratës së kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Raporti i OSBE/OHDIR i 5 shtatorit 2019 ishte skaner i të gjithë situatës politike, ekonomike, shoqërore, institucionale, ku do të thotë i gjithë shteti në duart e qeverisjes së rilindjes ka rënë dhe që duhet ringritur dhe krijuar një situatë krejt tjetër atë që në e quajmë paketa anti-krizë për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë ka për të ndodhur kur qeveria federale të konstatojë plotësimin e 9 kushteve që ju besoj i dini. Ku për herë të parë, përveç zbatimit të ligjit për reformën zgjedhore kërkon edhe implementimin. Pra deri më sot ne kemi dëgjuar reforma zgjedhore, por askush nuk ka shtuar fjalën inplementim të reformës zgjedhore.
Pra për herë të parë nga 2016 ku fillon që nga kushtet që ka vendosur Këshilli i Europës për hapjen e negociatave dhe reformës zgjedhore, për herë të parë dëgjojmë dhe fjalën implementim. Pra do të thotë, që Shqipëria bën vetëm fjalë për hir të së vërtetës por nuk implementon ato çfarë kërkohet. Fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vettingut për shkak të sjelljes së dënueshme, fillimin e ndjekjes penale dhe eventualisht i procesit gjyqësor kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje. Pra troç muhabeti, më shqip për shqiptarët, dosja 184 dhe 339. Pra, për herë të parë kemi dëgjuar të flitet haptazi për krimin elektoral zgjedhor. Gjithmonë ka qenë tangent, gjithmonë kanë qenë shprehje diplomatike të cilat i kuptonim ne si politikanë por asnjëherë nuk kanë qenë kaq të hapur dhe kaq të drejtëpërdrejtë duke kërkuar dënimin e një krimi të tillë elektoral. I cili për hir të së vërtetës solli edhe deformimin e numrave në parlamentin shqiptar të 2017. Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar. Ç’do të thotë? Nuk do të thotë që në ngrejmë një strukturë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duhet që kjo strukturë të jetë e aftë.
Duhet të ketë njerëz të specializuar, njerëz të shkolluar, njerëz të aftë. Nuk mund të marrësh shokun e klasës që ka qenë piktor me ty dhe ta bësh drejtues të një agjensie speciale që ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Progres solid në krijimin e bilancit të suksesshëm kundër krimit korrupsion, progres të prekshëm në reformën administrative. Në fakt, Bashkimi Europian, nëse do të pyesnit të gjithë ata që kanë drejtuar Ministrinë e Integrimit në këto vite do të shikoni që ka pasur projekte dhe buxhete të pafundmë nga BE për sa i përket reformës në administratën publike. Dhe për hir të së vërtetës deri në vitin 2013 reforma e administratës publike ka ecur me hapa të mirë por më pas ajo jo vetëm ka stopuar por ka hapa mbrapa për shkak të politizimit ose për shkak të ndërhyrjes politike dhe individuale të konfliktit të interestit të drejtuesve apo të ministrave apo të personelit politik në qeverisje ku e kanë zhbërë këtë reformë dhe rikthimi për ta parë dhe për ta rishikuar dhe një herë dhe për të rikthyer në baza dhe në vijat kushtetuese të saj, është një kusht tjetër për reformën e administratës publike.
Ajo që të bën përshtypje dhe që është po prap një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese. Nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhje, atëherë ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor. Pra, ç’do të thotë? Do të thotë që për herë të parë ne shikojmë nga një institucion i Bashkimit Europian, pavarësisht se është Bundestagu gjerman, por këto janë kushtet që do të shtrohen në tryezën e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, shikojmë vendosjen e qëndrimit për zgjedhjen e pushtetit vendor për votimet e Ramës të 30 qershorit, që janë ilegjitime dhe që kërkojnë vendosjen përballë një sistemi drejtësie. Pra ngritjen e menjëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe vendosjen e dekreteve të presidentit për të marrë një vendim përfundimtar dhe thotë nëse urdhërohet përsëritja e tyre ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të reformës zgjedhore.
Pra shikon të gjithë procesin si një mekanizëm të krizës politike nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjeve të reja të cilat do të bënin të mundur përfshirjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë në një proces zgjedhor dhe demokratik. Sigurisht, po të shikojmë flasim pafundësisht për sa i përket hapjes së negociatave për parimin e shumë gjërave të tjera. Lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar, sundimi i ligjit, të drejtat themelore, etj. Por, në fund deklarata mbyllet me një përmbledhje të të gjithë kushteve që ka Shqipëria. Jo 9 kushteve ligjore të cilat ju të gjithë i keni dhënë, por Gjermania do të ketë një vigjilencë dhe do të monitorojë rreptësisht sesi qeveria shqiptare dhe klasa politike shqiptare do të ecë për të realizuar këto kushte në mënyrë të tillë që më pas të ketë mundësinë e marrjes së një date për hapjen e negociatave.

Pra të sigurojë që temat janë: institucionet demokratike funksionale. Kjo do të thotë që Gjermania dhe shumë vende të tjera të Bashkimit Europian, mendojnë që institucionet në Shqipëri nuk janë demokratike, parlamenti, qeveria, policia, gjykatat, sistemi i drejtësisë e të tjera me radhë. Reforma në administratën publike, pra do të thotë që administrata publike nuk është administratë publike sipas asaj marrëveshje që ka nënshkruar Shqipëria dhe sipas të gjithë reformës të administratës publike që është bërë në bashkëpunim me BE-në. Zhvillimin ekonomik dhe aftësia konkurruese.

Kjo është t’ia vendosësh m’u në ballë qeverisjes përsa i përket çështjes së koncesioneve, pra haptas flitet për zhvillimin ekonomik dhe aftësi konkurruese, pra çfarë do të thotë? Pra do të thotë që koncesionet jo vetëm që janë të paligjshme, por koncesionet që Rama dhe qeveria e tij kanë dhënë tregojnë që kanë shaktërruar konkurrimin në ekonomi dhe kanë shkatërruar të gjithë klimën në bizneset dhe në zhvillimin e investimeve, jo vetëm për investimet e huaja, por dhe për investitorët në ekonominë shqiptare.
Liria e shtypit dhe e medias, të cilën ne e kemi dëgjuar jo vetëm në raportet dhe në progres raportet që kanë ardhur herë pas here nga BE-ja, por dhe nga raportet e DASH që ngrenë si një nga pikat kryesore. Të drejtat e grupeve më vulnerabël dhe anëtarëve të pakicave, pra do të thotë që shtresat vulnerabël po shtohen çdo ditë dhe më shumë në Shqipëri, pra për herë të parë vendosen grupet vulnerabël edhe përsa i përket të drejtave të minoritetit. Shoqëria civile aktive që të pasqyrojë pikat thelbësore të anëtarësimit që do të thotë që shoqëria civile në Shqipëri nuk duhet të jetë më nën çadrën e qeverisjes që merr para nga buxheti i shtetit dhe nga qeveria në mënyrë të tillë për t’i përdorur si një makineri probagande përsa i përket të mirave që prodhon qeveria, por në fakt është kthyer në një mbulesë e të gjithë kësaj fatkeqësie, në të cilën është futur politika shqiptare.
Të sigurojë që Shqipëria të përmbushë plotësimin e kritereve politike dhe rast anëtarësimi, përmbushja e kritereve të Kopenhagenit mbetet pra kusht për antëarësim që do të thotë, shumë e thjeshtë, demokraci, pluralizëm politik dhe liria e të drejtave të njeriut dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Janë 5 kriteret e Kopenhagenit që janë shumë të thjeshta, por që për hir të së vërtetës ne i kemi pasur pas viteve 92’, por që faktikisht sot e kësaj dite vihet në dyshim, mbas 20 vitesh kriteret e Kopenhagenit.
Të angazhohet që në përshtatjen që me aktin komunitar, pra ligjet që miraton parlamenti shqiptar, të jenë ligje që të mos jenë fasadë ashtu siç ne jemi mësuar të shikojmë qeverisjen e rilindjes si fasadë. Çdo të thotë përshtatje me ligjin komunitar? Do të thotë, Korporata e Investimeve Strategjike që ka miratuar zoti Rama që të grabisë pronat e shqiptarëve. 1 ligj që jo vetëm që nuk u afrohet, por që nuk është fare në legjislacionin e BE-së, por është një ligj kundër të drejtave të njeriut, kundër të drejtave të pronës dhe për hir të së vërtetës është një ligj që kthen Shqipërinë në shtetëzimet e famshme të Enver Hoxhës në 1945-ën.
Të angazhohet që Shqipëria gjatë procesit të negociatave t’i nënshtrohet dispozitave të paktit europian të stabilitetit dhe të rritjes që ajo do të respektojë kriteret e stabilitetit dhe të traktatit të Mastritit përpara se të bashkohet zyrtarisht në bashkimin monetar për një antarësim të mundshëm. Troç mahabeti i thotë “boll u bërë lavatriçe e parave të drogës”.
Pra në gjuhën diplomatike dhe në gjuhën e BE-së ka vendosur disa kritere. Tani, jo pa qëllim e kalova njërën nga pikat që është për herë të parë në të gjithë periudhën e tranzicionit, parlamenti gjerman, por jo vetëm dhe BE ka vendosur një pikë “Fqinjësi e mirë dhe bashkëpunim rajonal”. Për herë të parë Shqipërisë i vendoset një kusht i tillë. Nuk besoj që ju e keni dëgjuar më përpara, por në të gjithë progres-raportet, në të gjithë proceset që nga viti 2000 ku Shqipëria ka filluar procesin e stabilizim-asociimit me BE-në së bashku me Kroacinë, një nga pikat e saj më të forta që ka pasur, ka pasur fqinjësinë e mirë dhe rolin e Shqipërisë në stabilitetin në rajon. Për herë të parë pas kaq vitesh, Shqipërisë i cënohet pozicionimi i saj politik dhe diplomatik përsa i përket asaj që është shumë e rëndësishme, çështja e fqinjësisë së mirë.Çdo të thotë kjo, do të thotë politika e jashtme Shqiptare mbas kaq vitesh, mbas 30 vitesh eksperienc po themi të tranzicionit shqiptar apo edhe të pluralizmit politik ka qënë një nga pikat më të pacënueshme ndonjëherë por për herë të parë sot po cënohet, çka do të thotë që Shqipëria nga një faktor stabiliteti në rajon tashmë po e kthejnë në një faktor destabiliteti në rajon sidomos për Ballkanin Perëndimor. Kjo është shumë e rëndë faktikisht kjo pikë nuk ka ndonjë rëndësi po themi për xhepat e shqiptarëve dhe për ekonominë e shqiptarëve por është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e bashkëpunimit të Shqipërisë dhe për të mbajtur një lloj stabiliteti, politik dhe ekonomik dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Bashkimin Europian por jo vetëm me ta por edhe me partnerët e tjerë strategjik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo rezolutë faktikisht është një rezolutë prej 10 faqesh e cila për hir të së vërtetës është e rëndësishmë nga ana tjetër, ndjen një lloj po themi edhe falenderimi Bundestagu gjerman artikulon më mirë se ne politikisht pavarësisht se e gjithë situata politike në Shqipëri ka krijuar një lloj monotonie sepse njerwzit u lodhën duke dëgjuar vetëm denoncime, denoncime por shikojnë nga ana tjetër një mungesë të reagimit por jo vetëm mungesë të reagimit por shikojnë edhe një mungesë të dëshirës dhe vullnetit politik të mazhorancës për të zgjidhur këtë situatë që ka të bëjë jo vetëm me krizën politike dhe institucionale por në fund të fundit ka të bëjë me krizën ekonomike, atë që shqiptarët e ndjejnë më shumë sot. Dua të kem parasysh edhe diçka për të vazhduar pastaj që t’ju krijoj mundësinë për të bërë pyetje, edhe pse numri i shqiptarëve si azilkërkues në Europë ka vazhduar duke u rritur dhe vazhdon që të jetë një nga kushtet e pandryshueshme që nga 2018. Ajo që dua të them është që për hirë të së vërtetës në 2010 kur u liberalizuan vizat në Shqipëri, sepse nga njëherë dhe ne politikanët gjithmonë duam vetëm të ecim përpara por herë pas here duhet të kthejmë edhe kokën pas për të parë gabimet dhe të mirat që kemi bërë. Në 2010 besoj të gjithë e mbani mend në liberalizimin e vizave qe një nga arritjet më të mëdhaja po themi për popullin shqiptar sepse ishte një benefit i drejtëpërdrejtë që i prekte shqiptarët, ishte mundësia e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë ku mbani mend që Partia Socialiste doli me trumbetim të madh duke thënë që do të largohen 1 milionw shqiptar tashmë që u liberalizuan vizat në mënyrë të tillë që të krijonte një lloj tkurrje ose një lloj tërheqje nga Bashkimi Europian për këtë proces. Por në fakt nuk ndodhi kjo, shqiptartët nuk ikën përkundrazi vazhduan të jetonin në Shqipëri, vazhdonin me bizneset e tyre dikush me vështirësi dikush më lehtë por kishim një lloj stabiliteti jo vetëm të ekonomisë por edhe të qëndrueshmërisë politike. Sot, pas kaq vitesh kemi jo vetëm rritje të azilkërkuesve sidomos për vitet 2018, 2019 dhe 2017 por përveç kësaj kemi dhe një shpopullim masiv të Shqipërisë. Pra ç’ka do të thotë, do të thotë që situatën në të cilën shqiptarët gjenden nuk është se ikin vetëm për shkak të situatës politike, situata politikë është ajo që krijon këtë handikap të madh ekonomik e cila i detyron shqiptarët për t’u larguar sepse ndihen të pasigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here