60 hetues tek Byroja Kombëtare e Hetimit, kushtet për t’u bërë pjesë

0
829

 

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë në përbërje 60 hetues. Njësia që do të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë edhe një drejtues.

Ngritja e BKH-së do të nisë menjëherë pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë të marrë vendimin për funksionimin e SPAK-ut dhe të emërojë drejtuesin e prokurorisë së posaçme. Këshilli i Lartë i Prokuroruisë njofton se për zgjedhjen e drejtorit dhe hetuesve, të atyre që ndryshe do të njihen si Policia Gjyqësore e SPAK-ut, do të ketë një proces rigoroz e sfidues.

Kandidatët që do të paraqesin interes do të vlerësohen në bazë të aftësive profesionale, integritetit por edhe aftësive mendore dhe fizike. Fillimisht, ata duhet të plotësojnë një formular “online” dhe deklaratën e pasurisë dhe figurës e më pas kalojnë këtë fazë do të duhet të kalojnë dy provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK-ut dhe një testim fizik e shëndetësor.

Byroja Kombëtare e Hetimit është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Pas përzgjedhjes, hetuesit e BKH-së të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyr trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH. Me ngritjen e SPAK dhe BKH, zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here