Video/ Zbulohen detaje te reja nga ndjekja spektakolare e gomoneve, 2 shqiptarët dhe italiani nuk flasin

0
618

 

Një ndër gazetat më të mëdha në Greqi, “Protothema” zbulon detaje të reja nga operacioni i djeshëm anti-drogë, i cili vuri në pranga 2 shqiptarë dhe një italian.

Të dhënat çojnë tek fakti që dy gomonet janë nisur nga jugu i Shqipërisë me destinacion Turqinë për të çuar hashash e marrë heroinë.

Heroina më pas do shpërndahej në Shqiperi, Greqi e Itali.

Tre skafistët e mbajnë gojën mbyllur ndërsa dyshohet se kanë hedhur heroinën në det.

Policia greke i dinte lëvizjet e dy gomoneve dhe priste që ato të ndalonin në Greqi, për të parë lidhjet e tyre dhe zbuluar trafikantet e tjerë, por gjithçka ndodhi pasi njëra prej gomoneve u pikas dhe u ndoq nga policia kufitare greke dhe aty u aktivizua një helikopter, snajperisti i së ciles qëlloi mbi motorrin e gomones për ta ndaluar atë.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për gomonen e dytë.

Janë publikuar për herë të parë pamjet e ndjekjes së gomones nga policia greke. Siç shihet dhe në pamje, trafikantët shqiptarë kanë qenë të maskuar me skafandër dhe maska.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here