Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Presidenti Meta: Fuqizim rolit të gruas! Të rrëzohen barrierat

Presidenti Meta: Fuqizim rolit të gruas! Të rrëzohen barrierat

0
504

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale.

Apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme“, shkruan Meta.

Ai shton se fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit.

Kreu i shtetit kërkon që të rrëzohen të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të mëtejshëm shoqëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here