Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Pro dhe kundër/ Sot ministrat e Jashtëm të BE vendosin për Shqipërinë...

Pro dhe kundër/ Sot ministrat e Jashtëm të BE vendosin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

0
570

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Luksemburg për të vendosur për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri gjerman Michale Roth mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë sot, çelja e negociatave”, ka thënë Roth përpara nisjes së mbledhjes.

Më tej ai ka kritikuar Francën për bllokimin e negociatave, duke theksuar se BE nuk po mban premtimet e veta.

Ndërsa ministri i Jashtëm holandez,  Stef Blok tha se pozicioni i Holandës është që çdo vend të gjykohet sipas meritës.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë shumë përpjekje.

“Një hap i rëndësishëm që duhet ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut është ligji për Prokurime Publike. Në lidhje me Shqipërinë mendojmë se ka ende shumë punë për të bërë dhe nuk është gati për hapjen e negociatave”, u shpreh Blok.

Ministri për Çështjet Evropiane dhe Barazinë i Maltës, Eduard Xamit Ljuis thotë se ekziston argumenti i veçimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

“Disa vende mendojnë se të dyja shtetet duhet të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Një pjesë e vendeve anëtare të BE kërkojnë shtyrjen tërësore të procesit për dy vendet. Pozicioni i Maltës është që negociatat të nisin me të dyja vendet por këtë do e diskutojmë me vendet e tjera”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here