Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Dita Botërore e Anestezisë, Tritan Shehu: Pa të s’do të kishte kirurgji...

Dita Botërore e Anestezisë, Tritan Shehu: Pa të s’do të kishte kirurgji e as mjekësi bashkëkohore

0
455

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu uron të gjithë mjekët anestezistë reanimatorë në Ditën Botërore të Anestezisë.

Në një postim në “Facebook”, Shehu shkruan se pa anestezinë e pa sektorët e saj nuk do të kishte jo vetëm kirurgji por as mjekësi bashkëkohore.

Sipas tij, ajo u bë shpesh “motor” për zhvillimet e mëdha në sektorët e tjerë si laboratorë, farmakologji, imazheri, teknologji në tërësi, organizim shëndetësor, të urgjencave në veçanti, etj.

POSTIMI I SHEHUT

Pa anestezinë e pa sektorët e saj nuk do të kishte jo vetëm kirurgji, por as dhe mjekësi bashkëkohore.
16 tetori është dita botërore e anestezisë, ajo ditë kur më 1846 me aplikimin e saj nga Morton, mjekësia bëri kapërcimin e madh drejt modernizimit teknik e të vlerave sociale në mënyrë të pa ndalur.
Anestezia dhe terapinë intensive si pjesë e saj u përball me sfida gjigande për të shpëtuar dhe atë pacient, që pak kohë më parë ishte i humbur, apo për të bërë të mundur edhe atë procedurë që më parë ishte e pa mundur.
Kështu ajo u bë shpesh “motor” për zhvillimet e mëdha në sektorët e tjerë si laboratorë, farmakologji, imazheri, teknologji në tërësi, organizim shëndetësor, të urgjencave në veçanti, etj.
Më tej me terapinë e dhimbjes anestezia bëri të mundur lindjen e një dege tjetër të mjekësisë, sa mjekësore aq dhe sociale kjo, në luftë me dhimbjen kronike, me qëllimin e madh të përmirësimit të cilësisë së jetës si një detyrim i madh për respektin njerëzor të çdo individi për sa jeton, duke u bërë themeli i mjekësisë paliative.
Dhe kjo listë do të zgjatej shume nqs do ta vazhdoja…
Urimet më të mira të gjithë kolegëve anestezistë-reanimatorë në këtë datë të shënuar për të gjithë njerëzimin.

Tritan Shehu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here