Rama: Ne u përpoqëm, por Këshilli Europian nuk kishte konsensus

0
458

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Kreu i Qeverisë tha se refuzimi i çeljes së negociatave të anëtarësimit erdhi si pasojë e mungesës së konsensusit të brendshëm mes vendeve anëtare të Unionit.

“Nëse duam të shikojmë drejt e në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh duke e parë nga të gjitha kontaktet e diskutimet. Procesi po shkonte drejt një përplasje të qasjes mes Francës e Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të një fronti që ishte për një “PO””, deklaroi Rama.

Ai tha se presidenti i Francës Emannuele Macron foli sot shumë shkoqur sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa e lidhi arsyen me reformimin e BE.

Kjo konferencë vjen pas vendimit të Këshillit Europian, i cili bllokoi përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat.

Liderët e BE-së u përballën me pikëpamje të ndryshme mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here