Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Makina e Albin Kurtit u përplas me atë të policisë, por festa...

Makina e Albin Kurtit u përplas me atë të policisë, por festa vazhdoi në Tiranë

0
652

Ardhja e Albin Kurtit në Tiranë për të festuar fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë në një aktivitet të organizuar nga qendra e VV në Tiranë është shoqëruar me aksident në zonën e Qafë Kasharit.

Lajmi është bërë i ditur nga, Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se makina me të cilën po udhëtonte Kurti është përplasur me një nga automjetet e policisë.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”.

Fatmirësisht veç dëmeve materiale në makina nuk ka pasur të lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here