Friday, April 26, 2024
Home Politikë Reforma zgjedhore: Gati të mirëpriten propozimet e PD, Hajdari e kushtëzon me...

Reforma zgjedhore: Gati të mirëpriten propozimet e PD, Hajdari e kushtëzon me ndryshimin e sistemit

0
507

Komisioni i Reformës Zgjedhore është gati të marrë në diskutim të gjitha propozimet e opozitës jashtë parlamantare edhe nëse ata nuk e njohin këtë reformë.

Bashkëkryetari Damian Gjiknuri tha se do të bëhet çmos që çdo propozim i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që do të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR do të merren parasysh.

Damian Gjiknuri: “Jam i gëzuar për faktin që Partia Demokratike ka filluar punë për çështje e Reformës Zgjedhore. Pavarësisht se ata nuk e njohin komisionin e reformës zgjedhore, kjo nuk na pengon ne që të lidhim ura komunikimi që udhëzimet dhe opinionet e tyre t’i analizojnë dhe diskutojmë për të rregulluar proçesin e Kodit Zgjedhor. Nëse ata do të kenë draftet apo opinionet e tyre kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të filluar diskutimet me këto mënyra komunikimi që ata kanë zgjedhur të bëjnë. Ne do të bëjmë ç’mos që çdo propozim i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që do të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR do të merren parasysh. Kjo mund të jetë hera e parë që pjese e Kodit Zgjedhorë të bëhët jo vetëm partitë e Parlamentit të Shqipërisë por edhe ato jashtëparlamentare”.

Nga ana tjetër opozita parlamentare e kushtëzon ndryshimin e Kodit Zgjedhor me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Rudina Hajdari: “Jemi në fazën e diskutimit dhe në asnjë moment unë si bashkëkryetare nuk do të miratoj gjë, as në parim në lidhje me këto rekomandime deri në momentin që ne të kemi një propozim konkret pë ndryshimin e sistemit. Ne duam që këto dy procese të ecin në mënyrë paralele. Nuk ka për të patur në asnjë moment asnjë reformë zgjedhore sa me dy, as tre dhe as 10 faza. Do të ketë vetëm një reformë zgjedhore që do të ndodhë në mënyrë të shpejtë.” U shpreh Rudina Hajdari, bashkëkryetarja e komisionit të reformës zgjedhore.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here