Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Meta: Ikja në ferr e liderit të ISIS, lajm shumë i mirë...

Meta: Ikja në ferr e liderit të ISIS, lajm shumë i mirë për njerëzimin

0
674

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadit.

Në një postim në Facebook, kreu i vendit shprehet se ky është një lajm shumë i mirë për njerëzimin.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurt! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”-shkroi Meta.

Lajmi për vdekjen e liderit të organizatës terroriste, ISIS, Abu Bakr al-Bagdadit u konfirmua nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Abu Bakr al-Baghdadi kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë në orët e vona të së shtunës, 27 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here