Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Nisin shembjet te “Astiri”, përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë

Nisin shembjet te “Astiri”, përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë

0
602

IKMT ka nisur sot (12 nentor) shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, ndërsa mes banorëve dhe policisë ka pasur përplasje dhe tensione.

Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar. Ndërsa eshte hedhur edhe gaz lotsjellës.

Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

 

Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre.

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.

Forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës, ndërsa qytetarët janë të agravuar pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën për të shkuar në punë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here