Meta takim me delegacionin e nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE: 9 kërkesat e Bundestagut harta e vetme e rrugës për Shqipërinë

0
569

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, George Tsereteli, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella.

Kreu i Shtetit falënderoi Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për mbështetjen që ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike të vendit, duke kërkuar njëkohësisht vëmendje dhe angazhim edhe në të ardhmen në ruajtjen dhe forcimin e vlerave që Organizata dhe shtetet pjesëmarrëse mishërojnë.

”Kënaqësi të zhvilloja sot një takim të frytshëm dhe të përzemërt me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z.George Tsereteli, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, z. Roberto Montella.
I falenderova për mbështetjen që Asambleja Parlamentare e OSBE ka dhënë ndër vite për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.
Theksova me forcë domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.
Nëntë kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.’‘- shkruan Presidenti Meta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here