Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Meta telefonon Palmer për Kushtetuesen dhe krizën politike

Meta telefonon Palmer për Kushtetuesen dhe krizën politike

0
536

Presidenti, Ilir Meta, mësohet se ka zhvilluar ditën e mërkurë një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer.

Burimet bëjnë me dije se në fokus të bisedimeve mes tyre kanë qenë përplasjet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe situata politike në Shqipëri.

Nuk dihet se cili ka qenë qëndrimi i zyrtarit të lartë amerikan por vlen të theksohet se pas kësaj bisede të realizuar të mërkurën por me të cilën u njohëm vetëm paraditen e sotme, Ambasada amerikane që në orët e para të kësaj të enjteje përmes një deklarate në faqen e saj në facebook propozoi që çështja e Kushtetueses ti dërgohet për opinion Komisionit të Venecias.

“Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara. Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor.” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here