Friday, April 26, 2024
Home Kronika Shqiperia tronditet nga termetet, deri tani 3 te vdekur, qindra te plagosur

Shqiperia tronditet nga termetet, deri tani 3 te vdekur, qindra te plagosur

0
684

Raportimet live

26 nëntor 2019! Shqipëria tronditet nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit. Ndërkohë në Kurbin një burrë është hedhur nga ballkoni në panik e sipër.

Gazetari Ora News raporton dhe per nje viktime ne Durres, ne lagjen 18 por ministria e Mbrojtjes ende nuk e ka konfirmuar.

Flitet se ka viktima dhe ne zonen e plazhit ne Durres por ende nuk ka te konfirmuar.

Ora 07: 27 Në Thumanë vijhet të kërkohet nën rrënoja. Viktima e parë është një grua. 

Ne Kurbin nje burre u hodh nga ballkoni ne kushtet e tronditjes.

Ora 07:26 Termeti, mbi 150 qytetarë po marrin ndihmë në spital

Ora 07:20 Pezullohet mesimi ne Tirane, Durres e Lezhe

Ora 07:12 Tjeter lekundje termeti 

Instituti i Gjeoshkencave raporton se termeti ka qene 4.2 balle.  16 km nga Shijaku.

 

Ora 05: 54 Shembet pallati ne lagjen 18, ka persona nen rrenoja

Gazetari i Ora News Leonidha Musaj raporton:  Nje pallat 5 katesh ne lagjen ne 18 ne qytetin e Durresit eshte shembur dhe dyshohet se ka persona nen rrenoja. Vete drejtori i policise se shtetit, Ardi Veliu ndodhet ne vendngjarje.

Ka dhe disa objekte te tjera qe jane shembur totalisht edhe ne zonen e kenetes. Ne spital ndodhen me dhjetra te demtuar.

Ora 05: 39 –  50 te demtuar ne spitalin e traumes

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu raporton për rreth 50 të dëmtuar dhe nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

04: 01 – Termeti me magnitude 6.4 balle

Lekundje te forta termeti u ndjene ne Tirane rreth ores 03:54.  Nga te dhenat flitet per nje termet me magnitude 6.4 balle. Termeti ka pasur epiqendren 16 km ne veriperendim te Shijakut, 34 km larg Tiranes. Gazetaret tane por dhe shume lexues raportojne se lekundjet e forta jane ndjere dhe ne Shkoder, Vlore, Fier, Lushnje, Diber, Fushe Kruje, Korce

Termeti eshte ndjere dhe ne Itali, Maqedoni, Kosove… Raportohet se thellesia ka qene 10 km.

Ka pasur dhe post lëkundje

Njëra në orën 04:03 me magnitude mbi 5.3
Tjetra me 04:16 me magnitude 4:00

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here