Tuesday, May 7, 2024
Home Aktualitet Meta mbledh Këshillin e Sigurisë për tërmetin, nxit prokurorinë të hetojë përgjegjësit

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë për tërmetin, nxit prokurorinë të hetojë përgjegjësit

0
529

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e post-tërmetit në Shqipëri. Mbledhja zgjati përreth 1 orë dhe u mbajt në Presidencë.

Në të merrnin pjesë kryeministri Rama me Ministra të kabinetit dhe kryeparlamentari Ruçi. Pjesë e tryezës nuk ishte Basha. Burime nga Presidenca bëjnë me dije se nuk ka patur ftesë për kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Në një postim në facebook pas takimit, Meta thotë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuan për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

Presidenti Meta thekson se mbështetën prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës për situatën e krijuar më ndërtesat pas tërmetit.

Gjithashtu në mbledhje sipas Metës u diskutua edhe për sigurimin e burimeve të brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:
Presidenti – Ilir Meta
Kryeministri – Edi Rama
Kryeparlamentari – Gramoz Ruçi
Kryeprokurori – Arta Marku

Ministri i Brendshëm – Sandër Lleshaj
Ministri i Drejtësisë – Etilda Gjonaj
Ministrja e Mbrojtjes – Olta Xhaçka

Ministrja e Arsimit – Besa Shahini
Ministri i Ekonomisë dhe Financave – Anila Denaj
Ministri i Energjetikës – Belinda Balluku
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë-Ardi Veliu

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura- Bardhyl Kollçaku

Drejtori i Emergjencave Civile-Haki Çako

Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare-Bahri Shaqiri

Këshilltari Ligjor i Presidentit-Bledar Dervishi

Rama: Kemi takim me Ilir Metën

Takimin e konfirmoi edhe kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë mëngjesin e sotëm kur tha: “Nuk po humbim shumë kohë se kemi edhe një takim tjetër me kërkesë të Ilir Metës.”

Lajmi për mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare u dha nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi të dielën (1 dhjetor) në një postim në Facebook.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës,”-shkroi Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here