Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Vodhi fondet humanitare për tërmetin, Gjykata lë në burg 30-vjeçarin nga Lezha

Vodhi fondet humanitare për tërmetin, Gjykata lë në burg 30-vjeçarin nga Lezha

0
490

 

Gjykata e Lezhës ka lënë në “arrest me burg”  30-vjeçarin Arian Meli, i cili u arrestua nga policia katër ditë më parë për përvetësim të fondeve për tërmetin.

Nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, ai kishte hapur një llogari me emrin “Rilindje”.

Në këtë faqe, 30-vjeçari kishte postuar një status në emër të Kryeministrit, ku u bënte thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here