Ndërtimi i shtëpive të rrënuara, Rama: Të shihen hipotekat, mos të jetë kafshuar nga KÇK-ja

0
625

 

Në mbledhjen e 10-të të jashtëzakonshme të Qeverisë, kryeministri Edi Rama foli edhe për ndërtimin e shtëpive të rrënuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kreu i qeverisë i kërkoi ministres Margariti, që të kontrollojë në hipoteka pronarët e tokave që janë ndërtuar shtëpitë. Sipas tij organizata “KÇK” mund të ketë ndërhyrë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Së pari duhet bërë unifikimi për dhënien e lejeve, nuk ka nevojë të humbasim shumë kohë me to. Së dyti, Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e dhënë dhe aty duhet të paraqesim një plan dhe të ndajmë punën me organizatat solidare për të shpërndarë fondin e tyre. Do të ndajmë me ta punën për banesat individuale por duhet t’u ofrojmë një standard dhe puna të monitorohet.

Duhet të jetë i qartë edhe mekanizmi i financimit, administrimi i përgjithshëm i fondit, në mënyrë që pavarësisht ekzekutimit, transparenca të jetë e përbashkët. Të përfshihet enti i banesave bashkë me Fondin e Zhvillimit. Punë për ligjin e posaçëm po ecën koha është shumë e ngushtë prandaj dhe duhet bërë me instensitet në Parlament më 19 të kalojë ligjin e posatçëm.

Në datë 19 duhet të bëjmë një kërkesë për shtyrjen e kohës së emergjencës. Duhet përgatitur të dhëna për të pasur qartësi të madhe në pronën ku do ndërtohet. KÇK-ja ka bërë punën e vetë. Duhet të shohim hipotekën për çdo pronë që të mos jetë e kafshuar nga KÇK-ja. Të jetë gati, statusi dhe do e dhënë tjetër që duhet të jetë gati për ndërtimin e një pronë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here