Kryeministri i vendit Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët të cilët “fluturuan” nga dritarja pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit në Thumanë. Shefi i qeverisë ka marrë me vete dy fëmijët Aurelin dhe Alesjon në Itali, ku më pas kanë realizuar një takim me dy futbollistët si Kristiano Ronaldo dhe ish-gardianin e Kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon.
“#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱 Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤🙏❤ https://e-albania.al/dhuro/”-shkruan Rama.
“Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”-thotë Rama. Kristiano Ronaldo dhe Buffon u dhuruan fëmijëve bluzat me emrin e tyre.