Ne kete prag festash ”Humanizem dhe feste” ishte tema e ”Pasdite ne Tv1” nga ku me te ftuar ne studio psikologen Imelda Kraja foli rreth sensibilizimit te njerezve dhe nismave te shumta qe organizata te ndryshme marrin persiper qe tu vijne ne ndihme edhe atyre familjeve te cilat nuk kane mundesi ti festojne sic duhet keto festa.

Imelda Kraja: Muaji dhjetor eshte muaj festash per te gjithe si per te rriturit ashtu edhe femijet.Per te rriturit eshte nje muaji reflektimi per arsyje se secili nga ne ulet dhe mendon se cfare realizuam gjate ketij viti dhe cfare jo , duke pare objektivat dhe prioritet qe gjithesecili nga ne i ve vetes per vitin e ardhshem. Eshte nje muaj reflektimi por edhe sensibilizmi pasi secili nga ne ka deshiren e mire per te dhene dicka eshte nje muaj i cili cdo njeri mendon te jape dhe dhuroje dicka per ata familje qe nuk kan mundesin ti festojne sic duhet keto festa sic jane Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Vijme nga nje shoqeri me problemem te theksuara social-ekonomike por kjo nuk do te thote se secili nga ne nuk mund te jape dicka.Kemi plot raste ku te gjithe bashke tu vijme ne ndihme atyre femijeve, familjeve te cilet nuk kane mundesi qe te bejne dhurata njeri-tjetrit apo te shtrojne ate tavolinen e bukur te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri do t’ua bejme keto dite festash edhe me  te bukura.Shkodra shquhet si nje qyetet qe jap dhe dhuron shume dhe kam besimin e plote qe qytetaret e Shkodres do te dhurojne per keta familje. Ne cdo vit ne fakt ne po shohim nje rritje te vullnetarizmit.

LEAVE A REPLY