Kryeministri holandez Rutte: Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet me BE

0
558
BRUSSELS, BELGIUM - MARCH 22: Prime Minister of the Netherlands, Mark Rutte arrives at the Council of the European Union for the first day of the European Council leaders' summit at the Europa building on March 22, 2018 in Brussels, Belgium. European Union leaders meet today for the two-day European Council. The agenda will include discussion on the recent nerve agent attack in Salisbury, which the UK hold the Russian state responsible, and US President Donald Trump's announcement on tariffs for steel and aluminium imports. The proposed Brexit transition deal between the European Union and the United Kingdom is also expected to be approved. (Photo by Jack Taylor/Getty Images)

 

Holanda nuk është kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kryeministri Mark Rutte tha se beson që Shqipëria nuk është e gatshme të hapë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.

“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE dhe për sa i përket Maqedonisë së veriut, ajo është më afër këtij qëllimi,”- tha Rutte për revistën Pobjeda nga Podgorica.

Ai shtoi se disa vende janë kundër ndarjes së dy vendeve në procesin e hapjes së negociatave.

I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte u përgjigj vendosja e një date të caktuar për hapjen e negociatave nuk ishte qëllim në vetvete.

“Nuk kam asnjë ide dhe ky nuk është qëllimi. Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e saktë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë qëndrimi ynë,”- përfundoi Rutte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here