Monday, May 13, 2024
Home Aktualitet Vazhdojnë ditët me diell, por kujdes nga i ftohti i mëngjesit

Vazhdojnë ditët me diell, por kujdes nga i ftohti i mëngjesit

0
601

Edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Sipas Meteoalb, në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat e pakta do të jenë në pjesën më të madhe të Shqiperisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesdite duke u luhatur nga -1°C deri në 19°C.

Ndërsa era do fryjë lehte ne tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here