Eksperti gjerman pyet Ramën: A jeni arrestuar në Francë në vitin 1994?

0
577

 

Martin Henze, një ekspert i politikës gjermane dhe njohës i zhvillimeve në Shqipëri, i ka drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama, disa pyetje në adresën e tij në Twitter.

Henze kërkon përgjigje nga Edi Rama nëse ka qenë i arrestuar në Francë, gjatë vitit 1994, për vjedhje ikonash dhe nëse ai dhe partia e tij janë përfshirë në manipulime zgjedhjesh.

“Z. Rama, ju duhet të na thoni nëse ju dhe partia juaj në pushtet jeni përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, korrupsion, organizimin e zgjedhjeve lokale të paligjshme, etj. A keni qene në burg në Francë në vitin 1994 dhe keni bërë tregti me ikona të vjedhura?”,- shkruan Martin Henze në postimin e tij në faqen zyrtare të Edi Ramës në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here