Ministri në Kosovë godet gazetarin

0
511

 

Një gazetar në Kosovë është sulmuar nga ministri ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Mediat në Kosovë raportojnë se ministri ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin Ensar Ramadani.

“Gazetari Ensar Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut. Aty ka ardhur Endrit Shala i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani. Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë”, shkruan Indeksonline.

Ensar Ramadani i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka denoncuar rastin. Gazetari pretendon se ka edhe prova filmike që është sulmuar nga ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here