Lëvizja Vetëvendosja pret me protesta Vucic, kundër mini shengenit ballkanik

0
746

 

Me thirrjet “Kosova zemra e Shqipërisë”, Lëvizja Vetëvendosja në  Tiranë po proteston kundër mini shengenit ballkanik.

Ditën e sotme në Tiranë ndodhet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë samit.

Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.

“Unë po mbroj dinjitetin e shqiptarëve. A mori leje Vuçiç kur erdhi në Shqipëri? A jemi shqiptarë në Shqipëri apo e kemi me qira këtë tokë”, tha një protestues

“Janë ca kufoma që po ecin për inerci mbi tokë. Këta maskarenj kanë 30 vjet që na shkatërrojnë këtë komb. E ndjejmë se policët janë në siklet, se edhe ata gjak shqiptari kanë. Këtë bën kjo politikë që na vë në përplasje. Patriotët nuk e shkatërrojnë Shqipërinë, por e bëjnë Shqipërinë”, tha një tjetër protestues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here