Tërmeti, Gjermania jep 4 milionë euro për rindërtimin, Zingraf: Fondi për shkollat dhe institucionet publike

0
584

 

Gjermania jep 4 milionë euro për rindërtimin e shkollave dhe institucioneve publike në Shqipëri, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e bën të ditur ambasada gjermane dhe ambasadori Peter Zingraf. Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, theksohet se Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.

“Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjermaania Termeti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here