Shpërblimet për pensionistët, ja datat kur mund t’i tërhiqni

0
777

 

Pas miratimit të shpërblimeve të fundvitit 2019 për kategorinë e pensionistëve, sot, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare kanë shpallur grafikun e shpërndarjes së shpërblimeve. Sipas grafikut, shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet e mundur nga data 25 dhjetor deri më 31 dhjetor 2019. Shifra ishte temë diskutimi, për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. “Kjo masë, më e reduktuar se viti i kaluar, vjen si një hapësirë e krijuar nga rezervat e këtij viti”, tha ministrja e Financave, Anila Denaj. “Ishte një vit jo i lehtë, por mbajtëm zotimin tonë për pensionistët dhe kategoritë e tjera të qytetarëve që marrin trajtim special për shtetin”. Në total, shumën prej 3000 lekësh do ta përfitojnë 666327 qytetarë, prej të cilëve, tha ministrja Denaj, 530364 janë pensionistë, 67754 janë persona që do të përfitojnë pension invaliditeti, 49549 me pension familjar dhe 13260 persona me pension social.

Detajet për datat e pagesës së shpërblimeve 

• Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 5 dhjetor.

• Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 6-9 dhjetor.

• Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 10-13 dhjetor.

• Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 14-26 dhjetor.

• Në datën 30 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 17-20 dhjetor.

• Në datën 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që e tërheqin pensionin këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr me datë 21-24 dhjetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here