Mesazhi i fundit i 2019/ Rama ia kushton tërmetit: Sot më të fortë se sa para tërmetit

0
604

 

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2020, në një video-mesazh shpërndarë në rrjetet sociale, ku nuk mund të ndodhte ndryshe: Kryefjalë e urimit të tij ishte tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit me 51 viktima.

Mrekulli nga dora e Zotit ishte për kryeministrin Edi Rama fakti që tërmeti tragjik nuk shkaktoi një bilanc edhë më të përgjakshëm, e po ashtu ishte edhe mrekulli e miqve që iu gjendën Shqipërisë në ditë të vështira.

Sipas tij, ky tërmet, mes dhimbjes që la pas, shënon edhe një mundësi të artë për një fillim të ri.

“Nuk duhet ta humbim këtë momentum të ri për të kapitalizuar rilindjen ekonomike e sociale që ka prodhuar ky fundvit dramatik, nuk kemi kohë për të humbur, duhet të shtyjmë me forcë përpara dhe të bëjmë pa humbur kohë çdo punë që nuk dihet lënë më për nesër”, u shpreh kreu i qeverisë.

Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re. Deri në gjysmën e  parë të vitit 2020, duhet të jënë hapur kantieret e lagjeve të reja. Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionet të ndërtohen nga e para deri në shtator, theksoi Rama.

“Fëmijët e shkollave të rrënuara duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se ato që kishin para tërmetit”, tha ai.

2020-a për shefin e mazhorancës duhet të shënojë edhe një vit kthese historike sa i përket shërbimeve për qytetarët, ku nga janari nis të zbatohet blloku i parë i shërbimeve që merren në rrugë dixhitale.

Për kreun e qeverisë, shqiptarët kaluan edhe një tërmet psikologji, që ishte ai i refuzimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Everopian. “Tërmet psikologjik mbi shoqërinë e lidhur me ëndrrën evropiane”, e quajti Rama.

“Gëzuar Vitin e Ri 2020! Ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here