”Paqja si ecje shprese, dialogu, pajtimi dhe kthim ekologjik”

0
833

 

Koncerti me teme ”Paqja si ecje shprese, dialogu, pajtimi dhe kthim ekologjik” eshte mesazhi i Papës për Ditën e 53-të Botërore të Paqes njekohesisht edhe e konceritit qe u mbajt pasditen e sotme ne teatrin ”Migjeni” te cilet qytetaret shkodrane paten mundesine ta ndiqnin edhe live ne ekranin e ”Tv1-channel”. I ftuar ne studion e ”Pasdite ne Tv1” drejtuesi i komisionit drejtesi dhe paqe z.Luigj Mila na njohu me me shume detaje te koncertit si dhe shpjegoje zanafillen e tij.

Luigj Mila: Ishte nje koncert mjaft impeniativ dhe cdo here mundohem te prezantohemi ne menyre sa me dinjitoze pasi Shkodran, teatri ”Migjeni” por edhe dita boterore e paqes e meriton qe mesazhi i Papes te percillet ne menyre te jashtezakonshme per vete rendesine qe ka. Mesazhi i Papes publikohet ne gjysmen e dhjetorit dhe ne kemi nje kohe te shkurter per ta marre dhe pergatitur ate se bashku me programin letrat artistik duke e pershtatur edhe me tamatiken. Ky eshte nje ritual te cilin e bejme prej 17 vjetesh tashme por fillesat i ka pas viteteve 90 dhe e ka marre kete iniciative Papa Pali i VI qe ka bere revulucion ne kishen katolike boterore. Ne vitin 1967 Papa Pali i VI ka themeluar dhe komisionin drejtesi dhe paqe, vit ky qe ne Shqiperi daton me mbylljen e kishave dhe xhamive. Mesazhi i Papes kete vit i kushtohet ”Paqes si ecje shprese, dialogu, pajtimi dhe kthim ekologjik” qe eshte edhe tematika e koncertit. Se bashku me presidentin e komisionit Imzot Angelo Massafra i cili eshte edhe mbeshtetes edhe nga ana ekonomike vendosem ta organizonim me teatrin ”Migjeni” duke e shoqeruar edhe me kenge, valle dhe recitime duke e kthyer ne me artistik, por pa humbur qellimin kryesore te tije qe eshte perhapja e mesazhit te Papes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here