Kryemadhi në zyrën e Bashës, ja për çfarë diskutohet

0
614

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e shoqëruar nga nënkryetari  Petrit Vasili, kanë mbërritur në selinë blu rreth orës 11.15 minuta, për të takuar kreun e opozitës Lulzim Basha.

Takimi ka në qendër të diskutimeve propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se opozita shumë shpejt do të publikojë qëndrimet e saj për Reformën Zgjedhore si dhe propozime konkrete.

PD synon, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here