Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Nga Macron tek Putin, Meta mes 26 presidentëve në Forumin Botëror të...

Nga Macron tek Putin, Meta mes 26 presidentëve në Forumin Botëror të Holokaustit në Izrael

0
609

Presidenti Ilir Meta do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustiti që do të mbahet në Izrael, mes 25 krerëve të shteteve. Po ashtu pjesë e këtij organizimi do të jenë dhe 4 mbretër dhe 4 kryeministra, disa ministra të Jashtëm, të cilët do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit.

Forumi, që do të mbahet në 22-23 Janar, ndërsa ftesa është bërë nga Presidenti Reuben Rivlin.

Gjithashtu, do të jenë 26 presidentë, përfshi këtu dhe presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin do të ketë një ceremoni speciale në aeroportin Ben Gurion. Në forum do të jenë gjithashtu, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, presidenti i Italisë Sergio Matarella, presidenti i Austrisë, Alexander van der Blan, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabishvili, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Serbisë, Alexander Vucic.Gjithashtu do të jenë katër kryeministra: i Suedisë, Stefan Luffen, i Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Andrej Babish i Republikës Çeke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here