Futbollistit të Vllaznisë Sidorencos i vjen leja e kalimit, i gatshëm për nesër ndaj Laçit…

0
720

Në ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Flamurtarit që u zhvillua tre ditë më parë, futbollisti i Vllaznisë Eugeniu Sidorenco nuk ka qenë në dispozicion të stafit teknik ngaqë nuk i kishin ardhur akoma dokumentet nga klubi me të cilin ka luajtur më parë dhe nga Federata e Futbollit të Moldavisë.

Por tashmë kjo procedurë është mbyllur dhe ky futbollist do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Laçit. Sidorenco kësisoj do të jetë një forcë më shumë për stafin teknik në repartin e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here