Zgjedhjet në forumin e gruas së PD në Shkodër, Nirvana Lekaj: Pas 12 vitesh nuk do të jem më kryetare

0
938

Ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel gazetarja Merisa Gjoni ishte ne interviste me kryetaren e lidhjes demokratike te gruas ne Shkoder, Nirvana Lekaj e cila mban kete post prej 12 vitesh.

Lekaj: Qe te behesha kryetare e forumit te gruas nuk ishte e thjeshte, sepse grate shkodrane kishin dhene nje kontribut te jashtezakonshem per ndertimin e nje demokracie te re. Mund te themi qe kane qene grate qe kane dhene me shume kontrbut ne  te gjithe Shqiperine.

Ne 2008-en kur filluan zgjedhjet e reja te forumit te gruas, une e pashe qe kisha mbeshtetjen e shume grave qe kisha njohur gjate viteve. Keshtuqe vendosa te kandidoja ne kete forum.

12 vite kane qene te bukura, kane qene vite te cilat ne kemi luftuar, sfiduar, luftuar, por eshte mire qe kete stafete ta dorezoj. Nuk mund te jemi te perjetshem. Une kam vite ne partine demokratike, gjithmone do te jeme pjese e saj dhe e forumit te gruas, por mendoj qe tani drejtimin duhet ta marre nje grua e re e cila te kete objektiva dhe sfida te reja, sepse vetem nepermjet tyre mundte ecim perpara. Une do te jem gjithmone ne krah te tyre, me eksperiencen time do t’i mbeshtes gjithmone, por tani e kane zerin te rejat.

Zgjedhjet e reja te forumit te gruas kane filluar, eshte bere faza e pare e rregjistrimit, dhe jane rregjistruar plot gra te reja. Besoj se do te behet nje proces zgjedhjesh shume i drejte dhe do te fitoje me e mira.

Une do iu drejtoja nje thirrje te gjitha zonjave te forumit, qe te marrin pjese ne zgjedhje dhe te kandidojne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here