Sunday, June 16, 2024
Home Aktualitet Shqipëria përforcon survejancën dhe gjurmimin e koronavirusit te ri Wuhan

Shqipëria përforcon survejancën dhe gjurmimin e koronavirusit te ri Wuhan

0
517

Momentalisht Shqipëria mbetet një vend me rrisk të ulët ndaj koronavirusit Wuhan por kjo nuk do të thotë që vendi nuk duhen marrë masat konkrete. Menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjëndjen e emergjencës ndërkombëtare ministria e Shëndetësisë mblodhi Task Forcë paraditen e sotme.

Ministrja, Ogerta Manastirliu kërkoi përforcimin aktiv të survejancës si dhe masat për gjurminin e rasteve dhe më pas izolimin e tyre

Ogerta Manastirliu: “Është e nevojshme që strukturat të përforcojë masat mbi hetimin gjurmimin në kohë të kontakteteve dhe menaxhimin e tyre. Të rrisim survejancën aktive përfshi dhe personave të cilët kanë lidhje epidomiologjike me vende ku qarkullon virusi. Të rrisim masat për zbulimin e hershëm të rasteve dhe diagnozat e hershme laboratorike. Të realizojmë izolimet adekuate të rasteve dhe të marrim masa për funksionimin e karantinës vetëm nëse do gjykohet e nevojshme pas analizës së thelluar rast pas rasti.”

Gjëndja do të vlerësohet në vazhdim dhe situata do të vlerësohet rast pas rasti.

Deri tani raportohen 9700 te infektuar me koronavirusin e ri si dhe 213 te vdekur në Kinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here