Wednesday, May 1, 2024
Home Kronika Shtyhet seanca për gjyqin “Avdylaj”

Shtyhet seanca për gjyqin “Avdylaj”

0
505

Është shtyrë seanca për dosjen e grupit “Avdylaj” pjesë e dosjes 339, ku bëhet fjalë për laboratorin  e drogës që u kap në Has.

Janë 25 të pandehur që janë dërguar për gjykim nga SPAK për trafik narkotikësh, tani i takon gjykatës nëse prokuroria i ka përfunduar hetimet dhe dosja është gati për gjykim apo do ti rikthehet prokurorisë.

Gazetarja e Ora News, Keti Banushi raporton se kjo është një nga kanalizimet e dosjes 339 ku janë dërguar 5 grupe në gjykatë, ndërkohë që kanë mbetur pa u dërguar grupi për shit-blerja  votash për të cilat nuk kanë përfunduar hetimet.

Seanca e sotme nuk u zhvillua për shkak të numrit të madh të avokatëve mbrojtës, pasi 2 nuk janë paraqitur në seancë ndërsa të tjerët kanë kërkuar që të njihen me aktet pasi nuk janë vënë në dispozicion nga prokuroria.

Është lënë data 13 për të përcaktuar nëse dosja është gati apo do ti rikthehet prokurorisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here