Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Drejtori i Gardës probleme me pasurinë

Drejtori i Gardës probleme me pasurinë

0
975

Drejtori i Përgjithshëm i Gardës, Gramoz Sako ka dalë përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.

Sipas verifikimeve të ardhurat për Sakon janë 7 milion lekë, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura përgjatë vitit 2006-2019. Nga hetimet rezulton se ka bërë deklarim të pasaktë të të ardhurave të përfituara nga klinika dentare.

Subjekti nuk ka deklaruar burimin financiar të udhëtimeve jashtë vendit. Po ashtu ai rezulton pronar i një Bar kafe me status pasiv, për të cilin nuk ka bërë deklarim.

Sako  ka detyrime të pashlyera ndaj tatimeve në vlerën 30 mijë leke dhe ndaj Bashkise në vlerën 90 mijë leke. Çregjistrimi i aktivitetit është kryer në 2020, punësuar si administrator nuk justifikohet.

Për ta ardhurat 1994-2018 ai ka deklaruar 22 milion leke. Por nga hetimi administrativ konstatohet se deklarimi nuk është i sakte. Subjekti nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë dhe ndodhet në kushtet e  konfliktit të interesit.

Pastërtia e figurës

Gramoz Sako nuk ka të dhëna qe të ketë kontakte me subjekte kriminale. Për të ka pasur një denoncim nga një grup oficeresh të Gardës për keqmenaxhim dhe punësimet pa kriter të familjarëve apo ngritje në gradë në shkelje të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here