Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Ja kush janë dy personat e tjerë që OFL kërkon deklarimin e...

Ja kush janë dy personat e tjerë që OFL kërkon deklarimin e pasurisë

0
860

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e OFL, Eljesa Breca tha se bëhet fjalë për shtetasit:

Plarent Dervishaj me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre”, tha zëdhënësja.

Pas vlerësimit nga ana e SPAK, do ti kërkohet Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

OFL thotë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Ndërsa sqaron se vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Në sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre do të kalojnë të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në Ligjin Special.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here