Maqedonia e Veriut miraton protokollin e anëtarësimit në NATO

0
588

 

Me 114 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

Pas votimit në një ceremoni nderi u ngrit edhe flamuri i NATO-s duke zyrtarizuar kështu anëtarësimin e vendit në NATO, edhe pse vendi i fundit i NATO-s, Spanja nuk e ka ratifikuar ende.

Para miratimit, kryetari i BDI, Ali Ahmeti tha se ky është një moment historik për të gjithë qytetarët.

“Shteti jonë po bëhet i rëndësishëm, i njëjtë sikur vendet e tjera anëtare të NATO-s. Vendi jonë një vend i vogël, tani po bëhet anëtarja e 30 e NATO-s. Ne asnjëherë nuk kishim dilema për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe kjo është ajo rreth së cilës jemi bashkuar gjithmonë”, tha Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here