Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Po fluturonin drejt Anglisë, dy shqiptare ndalohen në aeroportin italian me karta...

Po fluturonin drejt Anglisë, dy shqiptare ndalohen në aeroportin italian me karta identiteti greke

0
3093

Dy vajza shqiptare u ndaluan me 14 shkurt në aeroportin e Katanias, në tentativë për të fluturuar drejt Britanisë së Madhe me dokumenta false.

Ndalimi i tyre u bë rreth orës 18.30.

Ndërsa po verifikoheshin dokumentat e pasagjerëve të fluturimit që largohej për në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet, stafi i ekipit të policisë së kufirit ajror në shërbim në aeroportin Katanias, arrestoi dy shqiptaret  të moshës 18 dhe 19 vjeçe.

Dy vajzat u përpoqën të shmangin kontrollet e dokumentave duke u treguar rojeve kufitare dy karta identiteti greke.

Ekspertët e dokumenteve false përmes pajisjeve teknike të pranishme në këto zyra, ishin në gjendje të nxirrnin në pah falsifikimet e dokumenteve, për më tepër dokumentet e tyre të identitetit të lëshuar nga autoritetet shqiptare u gjetën të fshehura mes sendeve personale të ruajtura në bagazh.

Magjistrati në detyrë e vërtetoi arrestimin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të dy të huajave në përfundim të procedurave përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here